LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit thonë se nuk janë të përfshirë në vrasjen e Daria Dugin – bijës së mikut të ngushtë të Vladimir Putinit

Ukrainasit thonë se nuk janë të përfshirë në vrasjen e Daria Dugin – bijës së mikut të ngushtë të Vladimir Putinit

Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk është e përfshirë në sulmin që i solli vdekjen Daria Dugin, vajzës së ideologut rus Alexander Dugin.

Në anën tjetër Rusia po akuzon Ukrainën për pjesëmarrje në këtë sulm, transmeton Telegrafi.


“Ukraina natyrisht se nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin e djeshëm sepse nuk jemi shtet kriminal sikurse Federata Ruse, e aq më pak shtetet terrorist”, shtoi Podolyak.

Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, ekspozohen tanket dhe mjetet e tjera ushtarake ruse që janë shkatërruar apo sekuestruar
Lexo po ashtu Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, ekspozohen tanket dhe mjetet e tjera ushtarake ruse që janë shkatërruar apo sekuestruar

Madje ai theksoi se ekzistojnë dy arsye se pse rusët i kanë bërë këto pretendime. E para është se me këtë po tentojnë të krijojnë kushte për mobilizim publik. Gjithashtu, aktualisht në Rusi ka grupe të ndryshme luftarake që nuk janë nën kontrollin e shtetit.

Se vrasja brenda shtetit të Rusisë është një qërim hesapesh, ka paralajmëruar Kamil Galeev, gazetar dhe ekspert për Rusinë “moderne”.

Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend
Lexo po ashtu Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend

Ai theksoi se Daria Dugin kishte ndërtuar karrierë politike, dhe se krijimi i lidhjeve pa lejen e Rusisë mund të konsiderohet nga Kremlini si pabesi.

Kujtojmë që nga shpërthimi i veturës në afërsi të Moskës është vrarë Daria Dugin, vajza e ideologut të “botës ruse”, Alexander Dugin dhe një prej propaganduesve më të mëdhenj të pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori