LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, ekspozohen tanket dhe mjetet e tjera ushtarake ruse që janë shkatërruar apo sekuestruar

Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, ekspozohen tanket dhe mjetet e tjera ushtarake ruse që janë shkatërruar apo sekuestruar

Qendra e Kievit është shndërruar në një muze, ku janë ekspozuar tanket e shkatërruara të ushtrisë së Vladimir Putinit, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit.

Banorët lokalë në veçanti ata të rrugës Khershchatyk, janë çdo ditë dëshmitarë të “ekspozitave” të shumta, ku shfaqen mjetet ushtarake të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.


Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin armët e ndryshkura – kjo pasi ato janë sekuestruar prej muajsh kur rusët dështuan të marrin nën kontrollin Kievin.

Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend
Lexo po ashtu Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend

Sipas inteligjencës ukrainase, Moska ka humbur një numër të madh të tankeve në luftimet e ashpra në Ukrainë.

Sipas të dhënave më të fundit nga ushtria ukrainase, trupat ruse nga fillimi i pushtimit kanë pësuar humbje të mëdha.

Madje pretendohet se 45.200 ushtarë janë vrarë dhe mbi 3.000 tanke janë shkatërruar. /Telegrafi/

Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend