LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë edhe shoferi, tre viktima nga aksidenti i djeshëm në Kërçovë

Ndërroi jetë edhe shoferi, tre viktima nga aksidenti i djeshëm në Kërçovë

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Zajaz të Kërçovës. Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër.

Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova.


Aksident tragjik në Kërçovë, ndërrojnë jetë dy persona
Lexo po ashtu Aksident tragjik në Kërçovë, ndërrojnë jetë dy persona

Aksidenti ka ndodhur në ora 09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që po drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”.