LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi vlerëson paraqitjen e futbollistëve të tij pas fitores ndaj Spezias

Inzaghi vlerëson paraqitjen e futbollistëve të tij pas fitores ndaj Spezias

Interi ka marrë edhe fitoren e dytë në sezonin e ri në Serie A, pasi ka mposhtur Spezian me rezultat 3-0.

Zikaltërtit kanë bërë një ndeshje shumë të mirë dhe në fund me lehtësi kanë arkëtuar tri pikët e reja.


Për këtë fitore të Neroazzurëve ka folur edhe trajneri italian i Interit, Simone Inzaghi që përgëzoi edhe futbollistët e tij për tri pikët e fituara.

“Paraqitja ishte shumë e mirë, kemi bërë një ndeshje serioze. Djemtë u treguan të aftë, në 15-20 minutat e para ishim pak të ngurtë, por kur zhbllokuam ndeshjen mund të kishim realizuar edhe gola të tjera përpara pushimit të pjesës së parë. I kemi bërë mirë të dyja fazat”, deklaroi Inzaghi.

Inzaghi tutje ka folur edhe për repartin e sulmit, ku tha se kanë shumë zgjidhje me afrimin e Romelu Lukakus në skuadër.

“Vitin e kaluar ishim sulmi më i mirë. Këtë vit me Lukakun kemi më shumë zgjidhje. Kemi katër sulmues të mëdhenj, por duhet të jem unë i mirë për të zgjedhur si duhet. Këtë mbrëmje të gjithë kanë bërë mirë dhe për një trajner janë sinjale pozitive”, vazhdoi tutje Inzaghi, ku krejt në fund foli edhe për mesfushorin Nicolo Barella.

Inter 3-0 Spezia, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter 3-0 Spezia, notat e lojtarëve

“E dimë se çfarë përfaqëson për Interin dhe kombëtaren. Është një lojtar që ndryshon ndeshjen dhe është një lojtar i madh njësoj si gjithë të tjerët që kemi”.

“Në raport me ndeshjen ndaj Lecces kam ndryshuar dy lojtarë, kam fatin që të zgjedh dhe duhet të jem unë i aftë që të bëjë zgjedhjet e duhura në raport me ndeshjet që do të luajmë”, u shpreh Inzaghi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori