LAJMI I FUNDIT:

Conte paralajmëron tifozët e Spurs: Do të luajmë me katër sulmues

Conte paralajmëron tifozët e Spurs: Do të luajmë me katër sulmues

Tottenham Hotspur ka bërë njërën nga goditjet më të mëdha këtë verë në Ligën Premier, duke nënshkruar me brazilianin Richarlison nga Everton.

Sulmuesi brazilian refuzoi Chelsean për t’iu bashkuar Antonio Contes, edhe pse konkurrenca në repartin ofensivë te Spurs është shumë e madhe.


Për brazilianin ka folur edhe trajneri italian Antonio Conte, që e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë atë.

Conte ka thënë se është shumë i kënaqur me brazilianin dhe se në të ardhmen do të ketë ndeshje ku do të luaj edhe me katër sulmues.

“Richarlison është një futbollist të cilin e pëlqej shumë. Një afrim shumë i mirë për ne, ai stërvitet me tru dhe në fushë nuk pushon, bën lojë të ‘pistë’ dhe na shton përqendrimin si skuadër”.

“Po punojmë shumë në aspektin taktik, ndeshje ka plot dhe në shumë raste ne do të luajmë me katër sulmues”.

“Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi, sepse për mua të luaj me katër sulmues mund të bëhet një opsion i mirë gjatë lojës, por dhe për të filluar disa ndeshje me katër përpara”, u shpreh trajneri italian.

Ndeshjen e tretë në Ligën Premier, Spurs e zhvillojnë në shtëpi përballë Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/