Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po dërgojnë gjashtë helikopterë luftarakë dhe dy helikopterë ndihmës në Republikën Çeke.
Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova tha për shërbimin publik se SHBA-ja do t’i dhurojë gjashtë helikopterë AH-1Z dhe dy UH-1Y për Forcat e Armatosura të Republikës Çeke, raporton politico.
Ajo tha se Republika Çeke ishte e vendosur të vazhdojë me blerjet e reja të armëve për të forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura.
“Ne jemi të interesuar për blerjen e avionëve të rinj luftarakë, mjeteve luftarake dhe dronëve në të ardhmen e afërt”, tha Cernohova, duke shtuar se kjo është e nevojshme nëse duam të parandalojmë afrimin e luftës në kufijtë çekë.
Ambasada e SHBA-së në Pragë ka konfirmuar se Republika Çeke do të marrë helikopterë në kuadër të programit të Artikujve të Mbrojtjes së Tepërt të SHBA-së (EDA).
Ndryshe, amerikanët së fundit kanë ndarë edhe 750 milionë dollarë për forcat ukrainase që po përballen me pushtimin rus që nga 24 shkurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251