LAJMI I FUNDIT:

Ambulanca mbërrin në pronën ku po zhvillohet dasma e Jennifer Lopezit me Ben Affleckun, nëna e aktorit përfundon në urgjencë

Ambulanca mbërrin në pronën ku po zhvillohet dasma e Jennifer Lopezit me Ben Affleckun, nëna e aktorit përfundon në urgjencë

Fotografitë ekskluzive të siguruara nga DailyMail tregojnë Jennifer Lopezin dhe Ben Affleckun duke mbërritur në një spital të premten pasdite, ndërsa nëna e Benit pësoi një aksident në shtëpinë e djalit të saj në Georgia.

Një burim i tha DailyMail se nëna e Benit, Christopher Anne Boldt, ra nga një dërrasë dhe preu këmbën e saj në pronën Riceboro. Ben thuhet se e gjeti atë dhe thirri ambulancën.


J.Lo mbërriti e veshur me një fustan veror dhe një çantë “Dior”, pas urgjencës mjekësore në pronën ku ajo dhe Ben po organizojnë dasmën e tyre luksoze këtë fundjavë.

Ndërkohë Affleck mund të shihej duke ecur dhe duke pirë një cigare jashtë ndërtesës, i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, me kapelën e bejsbollit të vendosur mbrapsht. Fytyra e tij ishte pjesërisht e errësuar nga një maskë dhe thonjtë e tij dukeshin të lyer me të kuqe.

Një burim i tha DailyMail se incidenti ishte ‘jo serioz’.

Por në skenat dramatike të dëshmuara, ambulanca u fut me shpejtësi në pronën Riceboro rreth mesditës, duke kaluar njëzet minuta në pronë përpara se automjeti i Qendrës Mjekësore të Liberty County të përshpejtonte në veri.

Ambulanca në disa raste udhëtoi me shpejtësi 120 km/h në autostradë nën shoqërimin e policisë.

Ceremonia e martesës do të niste me një darkë këtë mbrëmje, por fluksi i vazhdueshëm i furgonëve që përmbanin pajisje muzikore dhe sende feste u ndërpre pak pas mesditës.

Fillimi dramatik i festimeve të dasmës erdhi pikërisht kur të ftuarit filluan të mbërrinin për ngjarjet e pasdites, ku një mik i çiftit ngeci në një varg makinash të ndaluara nga sigurimi, ndërsa urgjenca mjekësore bënte punën e saj.

Lopez, 52 vjeçe dhe Affleck, 50 vjeç, do të fillojnë të festojnë martesën e tyre më vonë sot, me ceremoninë kryesore të shtunën dhe një mbledhje familjare të planifikuar për të dielën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori