LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në koordinim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Operacioni ka për qëllim identifikimin e të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

Prokuroria synon që përmes këtij aksioni të verifikojë se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe a janë në pajtim me ligjin.


“Ferizaj, 19 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës. Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin. Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajit./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

Politikë
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Politikë
Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori