LAJMI I FUNDIT:

Nisin përgatitjet për dasmën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në Georgia

Nisin përgatitjet për dasmën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në Georgia

Planet kanë nisur të zbatohen në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia për martesën e dytë të aktorit me Jennifer Lopez.

Martesa e dyshes së famshme vjen pas ceremonisë së tyre në Las Vegas, që u mbajt muajin e kaluar.


Punonjës të ndryshëm janë parë gjatë gjithë kohës duke u marrë me detaje për ceremoninë që do jetë e mbushur me yje.

Foto: Screenshot/PageSix

Ndërkohë, çifti u fotografuan duke bërë pazar në Savannah, Ga., të enjten me familjen dhe miqtë.

Detaje nga ceremonia luksoze e ‘Bennifer 2’ - Jennifer dhe Ben do të bëjnë dasmë treditore këtë fundjavë
Lexo po ashtu Detaje nga ceremonia luksoze e ‘Bennifer 2’ - Jennifer dhe Ben do të bëjnë dasmë treditore këtë fundjavë

“Festa e tyre intime për familjen dhe miqtë” tre-ditore do të nisë me një darkë të premten.

Foto: Screenshot/PageSix

Aktorët më pas do të martohen të shtunën, këtë herë para familjes dhe miqve të famshëm që nuk mundën të bënin dasmën e parë si Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo.

Page Six raportoi se Jay Shetty do ta përfundojë gjithë dasmën. Shetty dhe Lopez kanë qenë të afërt prej disa vitesh, madje ajo është hapur për vështirësitë e saj në lidhje gjatë gjithë
viteve.

Foto: Screenshot/PageSix

Lopez dhe Affleck u martuan muajin e kaluar gjatë një ceremonie në Las Vegas, e cila u njoftua përmes buletinit të JLo, “On The JLo”.

Romanca e tyre vjen pas ndarjes së Jennifer nga i fejuari i saj, bejsbollisti Alex Rodriguez. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/PageSix

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori