LAJMI I FUNDIT:

“Ai nuk ka kohë për të humbur!”, Luis Nani mbron Ronaldon

“Ai nuk ka kohë për të humbur!”, Luis Nani mbron Ronaldon

Sulmuesi i njohur portugez, Luis Nani ka pohuar se Cristiano Ronaldo “nuk ka kohë” për të qenë pjesë e një projekti afatgjatë, pasi ai shtyn për një largim nga Manchester Unitedi.

Fillimi i dobët i sezonit të Djajve të Kuq sugjeron se ata nuk mund të konkurrojnë për trofe të mëdhenj së shpejti dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë është i prirur të organizojë një largim.

Dëshira e Ronaldos për t’u larguar ka lënë një shije të hidhur në gojën e disa tifozëve të Unitedit, të cilët ishin të entuziazmuar kur transferimi i tij nga Juventusi u ra dakord pothuajse saktësisht një vit më parë.


Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës – në nivel klubi dhe ndërkombëtar, Nani mund të kuptojë saktësisht pse ai dëshiron të largohet pasi koha sigurisht nuk është në anën e tij.

“E vërteta do të dalë së shpejti”, Cristiano Ronaldo sulmon mediat për 'lajme të rreme'
Lexo po ashtu “E vërteta do të dalë së shpejti”, Cristiano Ronaldo sulmon mediat për 'lajme të rreme'

“Ka shumë kohë që kemi luajtur bashkë dhe Cristiano nuk është më fëmijë”, ka thënë fillimisht Nani për “VIBE ËITH FIVE Podcast” të Rio Ferdinand.

“Kohët ndryshojnë dhe reagimet dhe qëndrimi mund të ndryshojnë gjithashtu. Por, siç e shohim, ai po bën të njëjtat gjëra si zakonisht; nuk i pëlqen të humbasë, ai reagon kur skuadra nuk po shkon mirë”.

“Por, i vetmi ndryshim është se janë kohë të ndryshme. Ai po luan përsëri në Man United, por ai ka qenë në të gjithë botën duke bërë mirë në ekipe të ndryshme me lojtarë të ndryshëm”.

“Ai është në një ekip ku drejtuesit po përpiqen të ndërtojnë një ekip të fortë dhe nuk është lehtë kështu, kërkon kohë”.

Manchester United i gatshëm të dëgjojë oferta për Cristiano Ronaldon, klubi anglez po mendon për sulmues të ri
Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të dëgjojë oferta për Cristiano Ronaldon, klubi anglez po mendon për sulmues të ri

“Për Cristianon, ai nuk ka kohë për të humbur në ndërtimin e ekipeve apo duke pritur për sezonin e ardhshëm”.

“Ai dëshiron të vazhdojë të jetë në krye, duke shënuar gola, duke qenë njeriu kryesor. Prandaj reagimi është normal, ne të gjithë kemi reagime të gabuara ndonjëherë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Premier League
Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta

Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta

Superliga
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

UFC
Kalo në kategori