Një ditë para takimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, duke e quajtur atë komplet legjitim.
Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti deklaroi se Qeveria ka marrë vendim bërë të ia mundësojë të gjithë qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës t’i konvertojnë ato në tabela legjitime, të regjistrimit që janë me akronimin RKS.
“Në këtë drejtim, ne kemi nisur një kampanjë për të informuar qytetarët serbë, por edhe kemi krijuar një lloj stimuli financiar, pasi gjatë ndërrimit të tabelave, qytetarët serbë nuk do të duhet të paguajnë TVSH-në, doganën apo akcizën që mund të shkojë deri në 5,000 euro. Do të vazhdojmë me këtë kampanjë informuese, si dhe do të implementojmë këtë lloj konvertimi apo ndërrimi të tabelave”, u shpreh ai.
Sipas Kurtit, shteti i Serbisë vetë është pajtuar nga viti 2018 se nuk do të prodhojë më tabela me shkurtesa të qyteteve kosovare, gjatë negociatave në Bruksel.
“Për më tepër, vetë Serbia është pajtuar që prej mesit të janarit 2018, se nuk do të prodhojë tabela të tilla në Serbi më tutje, dhe nuk do t’i detyrojnë serbët që të i përdorin këto, pra 4 vite më vonë, po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona”.
“Po ashtu duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre të marra përsipër gjatë negociatave të tyre në Bruksel, pra nuk ka ndonjë alternativë tjetër, dhe besoj se është në dobi të të gjithë neve që të bëjmë cdo gjë legjitime në vendin tonë”, u shpreh ai.
Kreu qeveritar theksoi se Kosovës i duhet mbështetja nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit derisa ka përmendur operacionet e Policisë së Kosovës në këtë drejtim.
“Nëse mendohet për dy palët, në njërën anë kemi shtetin demokratik të Kosovës, kemi policinë profesionale të Republikës sonë, në anën tjetër të pala tjetër kemi strukturat e paligjshme të Serbisë që janë kthyer në banda kriminale që kanë ngritur edhe barrikada, nëntë nga 13 prej tyre janë ngritur për më pak se 10 minuta, në këtë kuptim mund të thuhet se janë dy anë ose dy palë por nuk mund ta humbim busullën morale, nuk mund të shmangim politikat e vendosura me bazë, pra duhet të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, krimit të organizuar, që nga prilli i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti policia jonë ka ndërmarrë së bashku 39 operacione të ndryshme me të cilat kanë arritur të arrestojnë dhjetëra kriminelë nga grupet krimit të organizuar që janë shumëkombëshe e ndërkombëtare, edhe jashtë kufijve, shumë nga ta janë edhe shqiptar, jo vetëm serb, por policia nuk bën dallimin e kriminelëve në kuptimin e përkatësisë etnike apo kombëtare”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze