LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike

Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike

Turqia dhe Izraeli kanë rivendosur lidhjet e plota diplomatike. Të dyja vendet do të riemërojnë ambasadorët e njëri-tjetrit, tha sot ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Emërimi i një ambasadori është një nga hapat për normalizimin e marrëdhënieve. Një hap i tillë pozitiv erdhi nga Izraeli si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe ne, si Turqi, kemi vendosur gjithashtu të emërojmë një ambasador në Izrael, në Tel Aviv”, ka pohuar Cavusoglu, raporton aa.

Duke folur në një konferencë shtypi në Ankara, ai shtoi se Turqia po fillon një proces për të vendosur se kush do të emërohet në këtë post.


Të dyja vendet dëbuan ambasadorët në vitin 2018 pasi forcat izraelite vranë 60 palestinezë gjatë protestave në kufirin e Gazës kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.

Vizita e presidentit izraelit, Isaac Herzog në Turqi në muajin mars, e ndjekur nga vizitat e të dy ministrave të jashtëm, ndihmuan në shkrirjen e marrëdhënieve pas më shumë se një dekade tensionesh.

Vendimi vjen pasi Izraeli kërkon të përmirësojë lidhjet me fuqitë rajonale dhe u ra dakord dy vjet pas të ashtuquajturës Marrëveshje të Abrahamit, e cila normalizoi marrëdhëniet midis Izraelit, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Marokut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori