LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në Dragodan – qytetari mes tymit tenton t’i lokalizojë flakët pasi i rrezikohet shtëpia

Zjarr në Dragodan – qytetari mes tymit tenton t’i lokalizojë flakët pasi i rrezikohet shtëpia

Një fushë afër rrugës “Qemajl Stafa” në Arbëri -ish Dragodani, është përfshirë nga flakët këtë martë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ndërsa pritet të intervenojnë edhe zjarrfikësit.

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, zjarri rrezikon një shtëpi në atë pjesë.


Pronari i shtëpisë, në mes tymit tenton që me mjete vetanake ta ndalojë përhapjen e flakëve.

Ndryshe, policia ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, dhe të mos ndezin zjarre qëllimshëm.

PK njofton se do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme./Telegrafi/