Rritja më e madhe e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 40 vitet e fundit po e godet rëndë vendin. Në New York, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në New York u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e ushqimeve në SHBA janë ende 9.1 për qind më të larta se një vit më parë.
Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981. Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.
Kozmetikë në vend të perimeve
Numri i fëmijëve që vizitonin mensat publike të ushqimit në fillim të këtij viti ishte 55 për qind më i lartë se para shpalljes së pandemisë COVID-19 – sipas informacioneve nga City Harvest, organizata më e madhe e rishpërndarjes së ushqimit në SHBA.
Gjatë masave kundër pandemisë, shumë organizata të tilla u krijuan në New York me synimin për të ndihmuar njerëzit e varfër. Sidoqoftë, subvencionet shtetërore për ta mbetën të njëjta – ato thjesht ndahen tani mes më shumë njerëzve. E me paratë që marrin, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta që të blejnë ushqim të mjaftueshëm, sepse çmimi i ushqimit vazhdon të rritet.
Maria Sintron, e cila punon në shpërndarjen e ushqimit në distriktin Bronx, thotë se dërgesat e ushqimit në organizatën e saj janë bërë jo të besueshme dhe se po ndodh gjithnjë e më shumë që ushqimi që vjen duhet të hidhet sepse ka skaduar afati i përdorimit apo është prishur. Filluan të vinin edhe kuti me produkte kozmetike dhe ilaçe – në vend të perimeve.
Gjendja pak më e mirë në korrik
Shumë restorante dhe bare, pas bilancit katastrofik financiar që patën gjatë pandemisë, ia dolën t’i mbanin klientët duke mos i rritur ose vetëm duke i rritur pak çmimet e ushqimeve dhe pijeve. Por tani edhe ata kanë rritur pagat e punonjësve të tyre për t’i mbajtur ata – sepse ka një kërkesë të madhe në tregun e punës.
Mark Cohen, një profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit Kolumbia, tha se qeveria po bën gjithçka që mundet për të vënë situatën nën kontroll. Për shembull, FED po rrit normat e interesit, e presidenti Joe Biden ka detyruar kompanitë e naftës dhe gazit të rrisin prodhimin dhe të mbajnë të ulëta çmimet e benzinës. Por, Cohen beson se efektet e këtyre masave mund të bëhen të dukshme vetëm brenda një viti.
Në të gjithë SHBA-në, rritja e inflacionit që nisi në kohën e vendosjes së masave kundër pandemisë u ndal pak në korrik. Është shumë herët për ta ndjerë atë në jetën e përditshme të Nju Jorkut. Përveç kësaj, pagat janë ende në rritje, vlera e parave po bie ndërsa qiratë po rriten. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri