LAJMI I FUNDIT:

Dagz dhe Einxhel po bëhen prindër, Arbana Osmani: Më rikujtoi se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjellë ky Big Brother

Dagz dhe Einxhel po bëhen prindër, Arbana Osmani: Më rikujtoi se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjellë ky Big Brother

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz mbrëmë (e hënë) e konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët nisën lidhjen në Big Brother VIP, njoftuan përmes rrjeteve sociale përmes një videoje se janë në pritje të ëmbël.


Ky lajm ka bërë që të ketë një reagim nga moderatorja e BB VIP, Arbana Osmani, e cila thekson që ky format ka sjellë me të vërtetë emocione të mëdha e të vërteta.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

“Lajm i bukur i Einxhel Shkira dhe DJ Dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjellë ky Big Brother për të gjithë ne”, u shpreh ajo.

Përmes një videoje, Einxhel Shkira konfirmon shtatzëninë - ajo dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së parë
Lexo po ashtu Përmes një videoje, Einxhel Shkira konfirmon shtatzëninë - ajo dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së parë

“Dhe që edhe pse kanë kaluar gati gjashtë muaj nga përfundimi, me historitë e bukura që vazhdojnë, vazhdon të emocionojë edhe sot”, shtoi më tej prezantuesja.

Arbana Osmani dhe Einxhel Shkira (Foto: Instagram)

Nga Big Brother VIP krahas Einxhel dhe Dagz u krijuan edhe disa çifte të tjera përfshirë DJ PM dhe Sarah Berishën.

Edicioni i dytë i BBV do të nisë në fund të muajit dhjetor 2022. /Telegrafi/