LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Po bëhen të gjitha përgatitjet që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve, nga marrëveshjet e Brukselit

Osmani: Po bëhen të gjitha përgatitjet që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve, nga marrëveshjet e Brukselit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj foli edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit si dhe vendimet e Qeverisë për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Osmani në një konferencë për media u shpreh se po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve të Kosovës, të cilat siç tha ajo sigurojnë dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie.


“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të vazhdojnë me koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtar, ashtu siç jemi koordinuar deri më tani. Në anën tjetër po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve tona të cilat sigurojnë dhe zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, por mbi të gjitha trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dalim etnie”, ka thënë Osmani.

Begaj: Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lexo po ashtu Begaj: Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ndërkaq, ajo po ashtu ka propozuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve, përcjell Telegrafi.

Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj.

Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori