LAJMI I FUNDIT:

Osmani i kërkon Shqipërisë nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot me një ceremoni shtetërore, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili për herë të parë si president jashtë vendit sot ka vizituar Kosovën.

Osmani pas takimit me homologun e tij të Shqipërisë, në një konferencë për media ka propozuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve, përcjell Telegrafi.


Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj.

Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në të gjithë rajonin, në këtë kohë siç tha ajo kur po sfidohet arkitektura e sigurisë.

“Jo vetëm këtu, por dhe në kontinentin tonë por dhe më gjerë siguria është shndërruar në prioritet. Prandaj, krahas kërkesës sonë për anëtarësimin e Kosovës në NATO që mbetet synimi ynë i vazhdueshëm ne po bëjmë koordinim të plotë me partnerët tanë strategjik në mënyrë që rajoni ynë të ndihet çdo ditë e më i sigurt”, theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se “Objekti ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO”.

“Prandaj do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE në fund të këtij viti dhe do të llogarisim në përvojën e Shqipërisë pasi i ka kaluar me sukses këto procese”, u shpreh ndër të tjera presidentja e vendit. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori