LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Diplomacia e Maqedonisë ka dështuar, Bullgaria vazhdimisht paraqet kërkesa të reja

OBRM-PDUKM: Diplomacia e Maqedonisë ka dështuar, Bullgaria vazhdimisht paraqet kërkesa të reja

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një reagimi për media thanë se Vazhdojnë kapitullimet e diplomacisë maqedonase në marrëdhëniet me Bullgarinë, pasi sipas tyre edhe përkundër arritjes së marrëveshjes, Bullgaria vazhdimisht paraqet kërkesa të reja.

“Çdo ditë kërkesa të reja, deklarata të reja që mohojnë identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase. Çdo ditë mbërrijnë shuplaka të reja e të reja nga politikanët bullgarë. Përkundër Protokollit të nënshkruar, i cili u shpall një sukses i madh nga Kovaçevski dhe qeveria, siç paralajmëruam, në Bullgari përsëri po përgatiten dokumente dhe kushte të reja. Me gjithë poshtërimet, në marrëveshje me autoritetet bullgare, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq gënjejnë qytetarët se Bashkimi Evropian po na detyron të bëjmë të njëjtën gjë për realizimin e të gjitha qëllimeve të pandershme. Çdo deklaratë e tillë është vetëm një tjetër gënjeshtër famëkeqe, për të shpëtuar karriera politike dhe për t’i blerë vetes disa ditë të tjera për të qëndruar në pushtet. Synimet e pandershme të kësaj qeverie jopopullore dhe autoriteteve të Bullgarisë janë asimilimi i popullit maqedonas dhe bullgarizimi, dhe ky nuk është evropianizim i vendit. Fajtorët më të mëdhenj për çdo poshtërim të shtetit dhe popullit maqedonas janë Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq. OBRM-PDUKM qëndron fuqishëm në qëndrimin se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë, përkundër të gjitha presioneve nga kriminelët e LSDM-së. LSDM dhe Kovaçevski duhet të inkurajohen dhe të pranojnë mbajtjen e Referendumit për këtë proces me Bullgarinë. Le të mos kenë frikë të dëgjojnë zërin e popullit kundër politikave të tyre tradhtare dhe shkatërruese”, thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Ndryshe, kërkesën e Mickoskit që vendi të mbaj referendum, partitë në pushtet e kanë quajtur si të panevojshme dhe si një lëvizje politike të tij, për të aktruar patriotin.


Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori