Ndonëse Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po aplikon reduktime të ujit tash e një kohë, në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc” thonë se mund të ketë ujë pa ndërprerje duke e furnizuar liqenin e Badovcit. Në “Ibër Lepenc”, tregojnë se janë të gatshëm ta mbushin Badovcin nga liqeni i Ujmanit nëpërmjet aseteve dhe kanaleve që kanë.
Sipas KRU “Prishtina”, reduktimet e ujit kanë nisur që nga muaji korrik në Prishtinë dhe fshatra për rreth, Graçanicë, por reduktime ka edhe në Podujevë, Lipjan e Drenas. E gjithë këto reduktime mund të mos ndodhin, pasi Liqeni i Badocit mund të mbushet nga Liqeni i Ujmanit, ku ka ujë të mjaftueshëm.
E për këtë mbushje të liqenit, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, Januz Kabashi, ka deklaruar se duhet të bëhet një kërkesë nga KRU “Prishtina”.
Sipas tij, kanalet e Ibër-Lepencit, kanalet janë funksionale dhe të gatshme për furnizim.
“Prej liqenit të Ujmanit e deri në pikën e fundit në Çagllavicë, janë 90 kilometra gjatësi, ku kalohet nëpër tunele, kuaduktë edhe në kanal të hapur. Kanalet janë funksionale në gjithë gjatësinë e kanaleve të Ibër-Lepencit. Në pikën e fundit të ujë-marrjes e kemi në Çagllavicë. Çagllavica është edhe pika e fundit në pompim, për furnizimin e ujit me ujin e liqenit të Badocit duhet të pompohet dy herë, në Graqankë njëherë dhe njëherë në pjesën tjetër të Çagllavicës. Është një gyp prej Çagllavicë deri në Badoc më gjatësi 7 kilometra në profil të fi-600mm. Me kërkesën e “KRU Prishtinës”, ne jemi të gatshëm çdoherë të bëjmë furnizimin me ujë në çdo kohë. Kanali ynë do të jetë funksional në momentin që ata kërkojnë”, tha Kabashi.
Ai bëri të ditur se KRU “Prishtina”, ende nuk ka bërë kërkesë për të furnizuar me ujë liqenin e Badocit nga Ujmani.
“Jo deri më tani nuk kemi kërkesë nga KRU ‘Prishtina’. Zakonisht kërkesat bëhen sipas përvojës apo sipas informacioneve që i kemi, diku rreth muajit shtator, edhe pse ne gjendjen në liqen e Ujmanit e kemi të mirë, janë diku rreth 290 milionë kube ujë, nuk ka probleme prej anës tonë për furnizim. Asetet tona dhe kanalet tona janë funksionale deri në pikën e fundit në Çagllavicë, aty ku ndërpritet projekti ynë dhe prej aty vazhdon me asetet e ‘KRU Prishtinës'”, ka theksuar ai.
Sipas tij, Ujmani ka ujë të mjaftueshëm për furnizim që mundëson mos të këtë reduktime as gjatë natës, siç ka paralajmëruar “KRU Prishtina”.
Kabashi tregoi që kanalet mund të jenë të papastruara ndonjëherë, mirëpo nëse ka kërkesë janë gati t’i aktivizojnë brenda 24 orëve.
“Prej Besisë deri në Çagllavicë është gjatësia 35 kilometra, është kanal i hapur, ka edhe sifone, mirëpo është funksional. Ne në vazhdimësi i mirëmbajmë, mund të jenë të papastruara ndonjëherë, mirëpo nëse paraqitet nevoja dhe ka kërkesë për mbushjen e liqenit, ne jemi gati të aktivizojmë brenda 24 orëve. Gjithçka brenda aseteve të Iber-Lepencit janë funksionale”, vijojë Kabashi.
Ai shtoi se prej liqenit të Pridrovicës deri në Çagllavicë, gjithsej 90 kilometra është kompetencë e Ibër-Lepencit, ndërsa gypi prej Çagllavicës deri në Badovc më gjatësi 7 kilometra, që është kompetencë e “KRU Prishtina”, është i dëmtuar për shkak të presionit të pompës së ujit.
“Sipas informatave jozyrtare sepse ne nuk jemi kompetent, pasi është në asetet e KRU ‘Prishtina’, e dimë që ai gyp është i dëmtuar. Dëmtohet për shkak të presionit të pompës tonë aty edhe përpjetës deri te liqeni. Kemi pasur biseda me “KRU Prishtinën”, kanë thanë që ka nevojë të nderohet ai gyp sepse është shumë i vjetër, andaj krijohet edhe humbja. Duke pasur parasysh që janë edhe shpenzimet të larta, sepse për të shkuar uji deri te liqeni i Badocit prej Besisë e deri në Çagllavicë, duhet të pompohet me dy pompa, janë shpenzime të mëdha. Ne gjithashtu sheshim ujë industrial edhe kostoja është më e lartë, prandaj është problem i “KRU Prishtinës”, po më siguri ata i ndërmarrin masat të cilat i takojnë”, përfundon Kabashi.
Ai gjithashtu theksoi se ka mundësi të këtë rrjedhje nga liqeni i Badovcit, pasi nuk ka thatësira edhe shumë.
KosovaPress ka pyetur KRU “Prishtinën”, lidhur me këtë mundësi që është nëpërmjet Ibër Lepencit”, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze