LAJMI I FUNDIT:

Drenicës i del gjumi – konfirmon 10 transferime, 10 rinovime të kontratave dhe stafin e ri të trajnerëve

Drenicës i del gjumi – konfirmon 10 transferime, 10 rinovime të kontratave dhe stafin e ri të trajnerëve

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka konfirmuar edhe zyrtarisht marrëveshjet e bëra gjatë verës, rinovimin me disa nga lojtarët, emërimin e stafit dhe regjistrimin e të gjitha këtyre marrëveshjeve.

Pas shumë problemeve financiare dhe bllokimit të ‘merkatos’, Drenica është këndellur edhe është gati për ta nisur nesër (e diel) sezonin e ri 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.


Është vet klubi kuqezi që ka konfirmuar se të gjitha marrëveshjet me lojtarët e rinj, kontratat e rinovimit me shumë lojtarë dhe marrëveshjet me stafin e trajnerëve janë regjistruar në FFK.]

SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2022/23 - njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion
Lexo po ashtu SPECIALE | Fillon Superliga e Kosovës 2022/23 - njihuni me formacionet e mundshme, trajnerët dhe liderët e të gjitha skuadrave elitare për këtë edicion

Postimi pa ndërhyrje i Drenicës

Komunikatë Zyrtare

Skenderaj – 13.08.2022

Tashmë edhe zyrtarisht marrëveshjet  janë nënshkruar dhe lojtarët janë regjistruar,  KF Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj me skuadrën zyrtare të edicionit tonë të ri të Superligës 2022/23.

Klubi në postin e kryetrajnerit ka emëruar z. Bekim Shotani ,(i cili edhe në vitin 2017 ka qenë në stinorin vjeshtor nën udhëheqjen e skuadrës tonë me të cilën kishte arritur të grumbullonte në atë stinor 28 pikë. Shotani ka punuar edhe te Trepça ’89, Ballkani, Llapi e Istogu.

Klubi po ashtu me kënaqësi ju njofton për vazhdimin bashkëpunimit në postin e ndihmëstrajnerit me legjendën e këtij klubi Sami Geci.

Në strukturën e shtabit teknik kemi kënaqësinë te kemi në radhët tona në pozitë të ndihmës trajnerit ish – lojtarin e shumë skuadrave nder-shqiptare, Liridon Kukaj.

Trajner i portierëve është Bekim Xani, njeriu që për vite e vite mbrojti portën dhe nderoj fanellën e Klubit, gjë të cilën vazhdon ta bëj edhe tanimë në rolin e trajnerit të portierëve.

Ne skuadër tanimë përveç pjesës dërmuese nga vitet e kaluara i janë shtuar lojtarë të rinj që me premtimin se do nderojnë fanellën me angazhim dhe vullnet për suksese kanë nënshkruar me KF Drenica për edicionin e ri.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë arritjen e marrëveshjeve me :

1.Florent Avdyli, mesfushor, i cli ka luajtur për skuadrat e njohura kosovare, dhe se fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, nga ku behët pjesë e KF Drenica.

2.Ardian  Hoti, qendërmbrojtës, ishte pjesë e Llapit dhe disa skuadrave kosovare, kurse se fundmi u paraqit për FC Malisheva, ekip nga i cili u transferua në klubin tonë.

3.Altin Vojvoda, sulmues me pozicion, një lojtar i zhvilluar në akademinë e futbollit në KF Drenica, derisa në vitet e fundit u paraqit me mjaftë sukses në skuadrat vendore të KF Arbëria dhe KF Vjosa, por tashmë do të angazhohet për ekipin kuq e zi të Drenicës.

4.Zenel Gavazaj, sulmues, është futbollist i cili transferohet nga FK Kukësi, por me parë ka zhvilluar karrierë edhe në Kosovë. 

5.Archange Bintsouka Koxy, sulmues, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga ekipi i FK Partizanit nga Tirana, falë bashkëpunimit të mirë mes dy klubeve.

6.Benjamin Agyare, qendërmbrojtës, do të veshë fanellën kuq e zi, lojtar që me herët u paraqit për FK Apolonia (Fier) në Shqipëri dhe ishte kapiten i skuadrës, ndërkohë që te ekipi jonë transferohet nga skuadra e FC Drita (Gjilan).

7.Veton Kabashi, qendërmbrojtës, një lojtar që për shumë vitë u paraqit në elitën e futbollit kosovar, kryesisht me skuadrën e Flamurtarit, kurse se fundmi ishte pjesë e Istogut, por që tashmë është veshur ‘kuq e zi’.

8.Faton Neziri, mesfushor , talent nga akademia e klubit tonë, i cili viteve të fundit luajti të FC Istogu, dhe pati paraqitje mjaftë të mira. Ai u bë pjesë e KF Drenica, në rrugëtimin e këtij edicioni.

9.Altin Gjokaj, portier, produkt i akademisë së KF Drenica, i cili se fundmi ishte pjesë e Besës nga Peja, por që tashmë është rikthyer në ekipin e tij amë, për t’u paraqitur në portën e ekipit tonë. Gjokaj është reprezentues i rregullt në Përfaqësuesën e Kosovës dhe cilësohet si shpresa e portës së Përfaqësueses së Kosovës.  

10.Arjan Abazi, mesfushor, produkt po ashtu i akademisë tonë, i cili së fundmi është paraqitur në KF Arberia kurse me parë ka luajtur edhe për KF Vjosën, do të jetë tashmë lojtar i Drenicës.

Kontratat me klubin i kanë rinovuar lojtarët: Shkelzen Lushtaku, Azem Bejta, Arbios Thaci, Armend Abazi, Besfort Dervishaj, Osman Mëziu, Hysen Tahiri, Arlis Shala, Ermal Veliqi e Berat Ahmeti.

Pjesë e skuadrës janë inkorporuar edhe disa lojtarë nga akademia e klubit, nga ekipi zingjir i U19, lojtarë të cilët kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin siç janë: Arblert Beka, Burim Veseli, Diart Geci, Erion Idrizi, Albion Avdyli, Luan Dobra, Endrit Shala e Gentian Imeri.

Në fund të javës së ardhshme mund të ketë edhe prurje të reja në skuadër për të cilat do të njoftoheni më kohë dhe në formë zyrtare.

Na prift e mbara

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori