LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti dhe fëmijët e Britney Spears të shqetësuar për shëndetin mendor të këngëtares

Ish-bashkëshorti dhe fëmijët e Britney Spears të shqetësuar për shëndetin mendor të këngëtares
Kevin dhe Britney (Foto: Wire Image)

Kevin Federline, i njohur si ish-bashkëshorti i Britney Spears, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për raportin e këngëtares me fëmijët e tyre.

Ai së fundmi ka theksuar se bashkë me djemtë janë të shqetësuar për shëndetin mendor të superyllit.

“Kevin ka folur në intervistë sepse ai dhe djemtë janë të mërzitur. Ata shqetësohen se të gjithë po e injorojnë plotësisht faktin që Britney po lufton me probleme mendore, gjë që nuk është sekret”, tha një burim i afërt me situatën e Federline.


Britney së bashku me fëmijët (Foto: Wire Image)

Por një burim i Spears tha për Page Six se çdo pretendim i Federline në intervistë është ‘patetik dhe i pafalshëm’.

Saga vazhdoi këtë javë pasi Federline – burri i dytë i Spears dhe babai i djemve të saj, Preston, 16 vjeç dhe Jayden, 15 vjeç – folën dhe pretenduan se djemtë e tyre nuk donin ta shihnin këngëtaren, pavarësisht se e donin nënën e tyre.

Kevin dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Ai dha një intervistë për Daily Mail, me klipe të shfaqura edhe në ITV News, më pas postoi në Instagram dy videoklipe të katër viteve më parë të Spears, 40 vjeçare, duke debatuar me fëmijët e saj.

Ish-bashkëshorti i Britneyt shpërndan video, ku këngëtarja shfaqet duke u bërtitur djemve të saj
Lexo po ashtu Ish-bashkëshorti i Britneyt shpërndan video, ku këngëtarja shfaqet duke u bërtitur djemve të saj

Federline, i cili ishte i martuar me Spears nga viti 2004 deri në vitin 2007, ndau videot me mbishkrimin: “Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video”, ka shkruar Federline krahas klipeve.

Britney Spears dhe Sam (Foto: Getty Images)

Spears nga ana tjetër është martuar rreth një muaj më parë më të dashurin Sam Asghari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
Kalo në kategori