LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti i Britneyt shpërndan video, ku këngëtarja shfaqet duke u bërtitur djemve të saj

Ish-bashkëshorti i Britneyt shpërndan video, ku këngëtarja shfaqet duke u bërtitur djemve të saj
(Foto: Us Weekly)

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka publikuar një sërë videosh të vjetra, ku shihet këngëtarja duke debatuar me dy djemtë e tyre, të gjitha për ta “ekspozuar”, duke thënë se gënjeshtrat duhet të ndalen.

Reklama

Valltari, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës pop nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram të enjten që e shfaqin Spearsin duke i qortuar djemtë Sean dhe Jayden.

“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video”, ka shkruar Federline krahas klipeve, duke thënë se në kohën kur janë bërë videot, djemtë e çiftit ishin 11 dhe 12 vjeç.

“Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten më mirë se kaq”, ka thënë ai tutje.

‘Djemtë nuk duan ta shohin, kanë turp për fotografitë e saj’, pohimet ish-bashkëshortit që nxitën reagimin e Britney Spears
Lexo po ashtu ‘Djemtë nuk duan ta shohin, kanë turp për fotografitë e saj’, pohimet ish-bashkëshortit që nxitën reagimin e Britney Spears

Vendimi i ish-bashkëshortit të këngëtares për të shpërndarë videot në internet, shkaktoi zemërim dhe ai i fshiu ato nga profili i tij pak kohë më pas, por ato ende mund të gjenden në Twitter.

Kujtojmë se Federline më herët kishte deklaruar se djemtë e Britneyt nuk e kishin parë nënën prej muajsh dhe se kjo ishte dëshira e tyre.

Ai publikoi videot e përmendura për t’i mbështetur këto akuza dhe për t’i treguar botës se çfarë raportesh ka pasur Spears me djemtë e tyre. /Telegrafi/

Marrëdhënie të tensionuara dhe nuk i flasin fëmijët, Britney Spears i reagon ish-bashkëshortit Kevin Federline
Lexo po ashtu Marrëdhënie të tensionuara dhe nuk i flasin fëmijët, Britney Spears i reagon ish-bashkëshortit Kevin Federline

Në trend Magazina

Më shumë
Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

Magazina
Oriola Marashi shfaqet provokuese gjatë realizimit të kampanjës së re për

Oriola Marashi shfaqet provokuese gjatë realizimit të kampanjës së re për "Guess"

Magazina
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
DJ PM dhe DJ Dagz publikojnë duetin me Lumi B, Majk dhe Zaza

DJ PM dhe DJ Dagz publikojnë duetin me Lumi B, Majk dhe Zaza "Sevdali"

Magazina
Kalo në kategori