LAJMI I FUNDIT:

‘Djemtë nuk duan ta shohin, kanë turp për fotografitë e saj’, pohimet ish-bashkëshortit që nxitën reagimin e Britney Spears

‘Djemtë nuk duan ta shohin, kanë turp për fotografitë e saj’, pohimet ish-bashkëshortit që nxitën reagimin e Britney Spears
(Foto: AP)

Qëkur u shfaq si një yll adoleshent i muzikës pop, Britney Spears ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Jeta e saj u shënua nga skandale dhe momente të hidhura të shumta dhe tashmë ish-bashkëshorti ka folur për marrëdhënien e këngëtares me djemtë e saj.

Në fillim të viteve 2000, Kevin Federline ishte një kërcimtar rezervë për këngëtaren dhe më vonë u bë bashkëshorti i saj dhe u bënë prindër të dy fëmijëve – djemtë Sean (16) dhe Jayden (15).


Pasi u shkurorëzuan, derisa Britney ishte kryetemë e mediave, Kevin u përpoq t’i mbante djemtë larg syrit të publikut. Megjithatë, ai tashmë ka thyer heshtjen dhjetëvjeçare, duke pranuar hapur se mendon se këngëtaren “e shpëtoi kujdestaria”.

Në një seri intervistash ekskluzive, pjesë të të cilave ende nuk janë transmetuar, Federline dhe familja e tij kanë treguar se Preston dhe Jayden nuk e kishin takuar nënën e tyre me muaj – gjë të cilën ata vetë e dëshironin.

Britney Spears publikon një tjetër video provokuese në Instagram teksa vallëzon në veshjes të ndryshme
Lexo po ashtu Britney Spears publikon një tjetër video provokuese në Instagram teksa vallëzon në veshjes të ndryshme

“Djemtë vendosën të mos e takonin tani. Kanë kaluar disa muaj prej se e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj”, ka shpjeguar ai.

Kevin ka treguar se periudha e kaluar ka qenë mjaft e vështirë dhe plot sfida për familjen dhe për vendimin e djemve kanë kontribuar edhe publikimet nudo të nënës së tyre, e cila pas lirimit nga kujdestaria është shfaqur shpesh në rrjetet sociale.

“Mirënjohëse për çdo ditë”, Britney Spears me shkrim emocional mbi shëndetin mendor
Lexo po ashtu “Mirënjohëse për çdo ditë”, Britney Spears me shkrim emocional mbi shëndetin mendor

“Përpiqem t’u shpjegoj atyre se ndoshta është vetëm mënyra se si ajo po përpiqet të shprehet. Por, kjo nuk e largon atë që ajo po u bën atyre. Nuk mund ta imagjinoj se si është të jesh adoleshent dhe të shkosh në shkollë të mesme”, ka thënë 44-vjeçari.

Jeta e tij sot është larg kaosit të furishëm që e shoqëroi kur ishte në një romancë me Spears. Ai bën një jetë të qetë me fëmijët e tij dhe gruan e tanishme, Victoria, e cila është nëntë vjet më e re se ai, një ish-volejbolliste e suksesshme që e mbështet në gjithçka.

“Më thotë: ‘Kjo është shtëpi normale, familje… plot dashuri. Çfarëdo që ndodh jashtë, nuk ka lidhje me këtë shtëpi’”, ka treguar ai fjalët e partneres.

Marrëdhënie të tensionuara dhe nuk i flasin fëmijët, Britney Spears i reagon ish-bashkëshortit Kevin Federline
Lexo po ashtu Marrëdhënie të tensionuara dhe nuk i flasin fëmijët, Britney Spears i reagon ish-bashkëshortit Kevin Federline

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe reagimi i Britneyt lidhur me pohimet e ish-bashkëshortit: “Është e dhimbshme për mua që dëgjoj që ish-burri im ka vendosur të diskutojë marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori