LAJMI I FUNDIT:

Dikur më shumë se miq, publikohen pamjet nga përqafimi i Dua Lipës me Ledrin në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”

Dikur më shumë se miq, publikohen pamjet nga përqafimi i Dua Lipës me Ledrin në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi plot një javë në shtetin e saj amtar.

Ajo performoi në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, teksa shijoi nga tribuna plot edhe katër netë të tjera të festivalit, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.


Mes takimeve me miq e familjarë të shumta, Dua ka pasur fatin që gjatë netëve të festivalit, të takohet edhe me një nga personat që dikur dyshohet se e kishte më shumë se shok.

Pas Prishtinës, Dua Lipa ndez atmosferën edhe në Hungari - valëvit flamurin e krenarisë para turmës
Lexo po ashtu Pas Prishtinës, Dua Lipa ndez atmosferën edhe në Hungari - valëvit flamurin e krenarisë para turmës

Bëhet fjalë për reperin e njohur vendor, Ledri Vula, me të cili spekulohet se ajo ishte në një lidhje të shkurtër, pak para se të largohej në Londër për t’u bërë e famshme.

Dua Lipa dhe Ledri Vula (Foto: Arkiv)

Në një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetin social TikTok, Dua mund të shihet duke i dhuruar një përqafim reperit të hitit “1 gotë për ty”, ndërsa së bashku edhe shkëmbejnë një bisedë të shkurtër.

Reperi Vula përndryshe ishte gjithashtu një nga të ftuarit e sivjetmë për të performuar në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

Ai tani është në një marrëdhënie serioze prej vitesh me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, të cilën dyshja e quajnë Poem Blu. /Telegrafi/

Dua Lipa, Ledir Vula dhe Sara Hoxha (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori