Falet nënpresidenti i Samsungut – shteti ka nevojë për eksperiencën e tij
Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol gjatë së premtes ka falur nënpresidentin e Samsung Electronics, Jay Y.Lee, ku ministri i drejtësisë tha se udhëheqësi i biznesit është i nevojshëm për të ndihmuar në kalimin e “krizës ekonomike kombëtare”, raporton Reuters.
Falja është kryesisht simbolike, me Lee i cili tani është në liri me kusht pasi kreu 18 muaj burg për ryshfet, një skandal që çoi në protesta masive dhe që në vitin 2017 rrëzoi presidentin e atëhershëm Park Geun-hye.
Megjithatë, analistët thanë se falja duhet të nënkuptojë se Lee do të jetë në gjendje që të kryejë aktivitet e biznesit me më pak kufizime ligjore, dhe mund të paralajmërojë disa investime të mëdha nga Samsung, prodhuesi më i madh në botë për telefona të mençur dhe çipave të memories, transmeton Telegrafi.
“Me nevojën urgjente për tejkalimin e krizës ekonomike kombëtare, ne me kujdes kemi zgjedhur për t’i falur disa lider ekomomik të cilët udhëheqin motorin e rritjes kombëtare përmes investimeve aktive në teknologji dhe krijimit të vendeve të punës”, bëri të ditur në një konferencë Han Dong Hoon, Ministër i Drejtësisë.
Koreja e Jugut, ekonomia e katërt më e madhe në Azi, e cila varet nga teknologjia dhe eksporti po përballet me rritjen e inflacionit, dobësimin e kërkesës dhe ngadalësimin e shpenzimit.
Lee, një trashëgimtar i familjes themeluese të Samsung, e mirëpriti vendimin dhe u zotua që do të punojë shumë për ekonominë kombëtare duke bërë “investime të vazhdueshme” dhe duke “krijuar vende të reja të punës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Qeni robot bëhet me gëzof
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak