Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj sot i ka reaguar kryeministrit Kurti për deklaratat e tij për luftë, duke thënë se nëse situata qenka serioze kryeministri duhet të thërras Kuvendin dhe të japë shpjegim publik.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kurti gjatë kësaj jave foli dy herë për luftë e javën tjetër do të takohet në tavolinë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq.
Hoxhaj pyet se çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia kur në terren po kërcënohemi me luftë?
“Gjatë kësaj jave Kryeministri Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë! Javën tjetër Kurti takohet me Vuçiqin në Bruksel! Çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia në tavolinë kur në terren po kërcënohemi me luftë? Nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel. Nëse ka ndonjë sinjal për situata serioze, Kurti duhet ta njoftojë opozitën dhe partnerët”, tha Hoxhaj duke bërë një sërë pyetjesh: “Nëse nuk është reale mundësia e luftës, atëherë kush investon në një Kosovë nëse është në gjendje lufte? Kush e njeh më? Si mund të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare? Rrëfimi për Kosovën si shtet në prag lufte aq shumë po dëmton vendin sa që të tejkalojë imagjinatën e Kurtit? Por, nëse situata është serioze, kryeministri Kurti duhet të japë shpjegim publik dhe informim politik neve, deputetëve të Kuvendit”.
Hoxhaj u shpreh se kryeministri dhe presidenti i vendit kanë për detyrë të thërrasin mbledhje urgjente të Kuvendit të Kosovës .
“Sipas Kushtetutës, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë për detyrë të thërrasin mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës çdoherë kur kanë informacione të besueshme se ka rrezik të drejtpërdrejtë për luftë dhe konflikt të armatosur, kur rrezikohet siguria dhe mbrojtja e vendit, jeta dhe prona e qytetarëve. Çfarë mënyre komunikimi është kjo e parisë institucionale kur flasin për luftë e nuk zbatojnë detyrat kushtetuese që kanë ndaj vendit dhe qytetarit? “, u shpreh ndër të tjera Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s’do të rishkruhet!
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos