LAJMI I FUNDIT:

Dy anije të tjera me grurë janë nisur nga Ukraina

Dy anije të tjera me grurë janë nisur nga Ukraina

Dy anije të tjera mallrash që transportonin më shumë se 63 mijë tonë grurë u nisën nga Ukraina, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Anija “Star Laura” me flamur të Ishujve Marshall, me 60,150 tonë grurë u larguan nga porti ukrainas i Yuzhne për në Iran, njoftoi ministria.

Ajo shtoi se një tjetër anije, Sormovskiy 121 me flamur të Belizes, me 3,050 tonë grurë në bord, u nis nga porti Chornomorsk për në Tekirdag në Turqi.


Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) që mbikëqyrë eksportet e grurit të Ukrainës tha se kishte autorizuar dy anije mallrash të udhëtonin në portin e Odesës, në pritje të inspektimeve të premten.

JCC ishte një nga dakordimet kryesore të marrëveshjes së grurit të rënë dakord muajin e kaluar midis Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, raporton cnn.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës pohoi se vendi po priste arritjen e anijes së ngarkesave Brave Commander për të ngarkuar më shumë se 23 mijë tonë grurë për eksport në Etiopi.

OKB-ja thotë se “efekti i valëzuar” i luftës në Ukrainë kërcënon të përkeqësojë një krizë ushqimore të shkaktuar nga konflikti dhe thatësira në vendin e Afrikës Lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori