LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e farave të lulediellit

Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e farave të lulediellit

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar vendimin për ndalesën e eksportit të farave të lulediellit.

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë, kanë dorëzuar vendim për plotësimin e Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuar, me të cilin i kanë propozuar Qeverisë së RMV-së kufizimin e eksportit të tarifës së re me shenjë 1206-00 fara luledelli, duke përfshirë ato të grimcuara ose të pagrimcuara.

“Afati i aplikimit të këtij numri tarifor do të vazhdojë të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022, siç është përcaktuar në Vendimin për kufizime në eksportin e mallrave të caktuara (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 166/22), me numër 41-5943/1 datë 20.07.2022”.


“Arsyeja e plotësimit të Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara me kodin tarifor 1206 00 – farat e lulediellit, përfshirë të thyera apo të grimcuara, është që të mundësohet pas përfundimit të vjeljes, e cila duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, fillimisht të furnizohet tregu vendas, gjegjësisht kapacitetet vendore për prodhimin e vajit ushqimor nga farat e lulediellit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Nga ministria shtojnë se në vitin 2022 presim prodhimtari prej 11.800 ton të farave të lulediellit, duke shtuar se ka sasi të mjaftueshme për mbulim për dy muaj për nevojat vendore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori