LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë: Baza ajrore e Krimesë është dëmtuar rëndë, tregojnë imazhet satelitore

Lufta në Ukrainë: Baza ajrore e Krimesë është dëmtuar rëndë, tregojnë imazhet satelitore

Disa imazhe satelitore duket se tregojnë dëme të mëdha dhe disa aeroplanë luftarakë rusë të shkatërruar në një bazë ajrore në Krime pas shpërthimeve në fillim të kësaj jave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, baza e Saky në perëndim të Krimesë së sunduar nga Rusia u trondit nga një varg shpërthimesh të martën, ku mbeti i vdekur një person.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – por këto prova të reja sugjerojnë mundësinë e një sulmi të synuar, shkruan BBC.


Baza ajrore Saky më 9 gusht – para shpërthimeve

Dhe imazhet, nga Planet Labs me bazë në SHBA, tregojnë zona të mëdha të tokës së djegur të mbetura nga zjarret që shpërthyen.

Baza ajrore Saky më 10 gusht – pas shpërthimeve. Disa aeroplanë luftarakë të dëmtuar janë të dukshëm

Pistat kryesore të bazës duket se janë të paprekura, por të paktën tetë aeroplanë duket se janë dëmtuar dhe shkatërruar, me disa kratere të dukshme.

Rusia ka humbur mbi 40 mijë ushtarë – shumë tanke, aeroplanë e helikopterë - që nga fillimi i agresionit në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusia ka humbur mbi 40 mijë ushtarë – shumë tanke, aeroplanë e helikopterë - që nga fillimi i agresionit në Ukrainë

Shumica e tyre janë në një zonë të caktuar të bazës ku një numër i madh ishin parkuar jashtë – larg mbulesës së hangarëve.

Imazhet para dhe pas nga Planet Labs, që monitorojnë qindra burime satelitore mbi Ukrainë, janë konfirmimi i parë i pavarur se baza mund të jetë dëmtuar.

Deri më tani, detajet rreth shtrirjes së ndikimit të shpërthimeve kanë qenë të pakta.

Por ende nuk është e qartë se si është dëmtuar baza apo nga çfarë.

Rusia këmbëngul se shpërthimet u shkaktuan nga shpërthimi i municioneve në një magazinë për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë nga zjarri.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – dhe ministri i saj i mbrojtjes sugjeroi se fajin mund ta kenë ushtarët e pakujdesshëm rusë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori