Ushqimi i shpejtë është i shijshëm, por nuk është çudi që këto vakte dhe ushqime të lehta nuk janë gjëja e parë që ju vjen në mendje kur mendoni se cilat ushqime duhet të jenë pjesë e vaktit tuaj të ardhshëm të shëndetshëm.
Por, a paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut ushqimet si pula e skuqur, karamele dhe pica me djathë?
Muajin e kaluar, një padi u ngrit në Kaliforni duke pretenduar se ‘Skittles’ me shije frutash janë “të papërshtatshme për konsum njerëzor” për shkak të dyoksidit të titanit, një substancë që përdoret për të mbajtur gjallërinë e ëmbëlsirave.
Në vitin 2021, studiuesit në Universitetin ‘George Washington’ kryen një studim mbi substancat kimike industriale potencialisht të dëmshme që gjenden në ushqimin e shpejtë në SHBA. Një studim zbuloi se ushqimet e njohura të ushqimit të shpejtë nga zinxhirët e njohur përmbajnë ftalate, një grup kimikatesh që përdoren për të zbutur plastikën dhe dihet se prishin sistemin endokrin.
Po sheqernat dhe ëmbëltuesit?
David Culpepper, drejtor klinik i LifeMD me bazë në Kentaki, ka praktikuar mjekësinë e brendshme për më shumë se 30 vjet. Culpepper pajtohet se sheqernat janë problemi i vërtetë në shumicën e ushqimeve të shpejta.
“Këto përfshijnë sakaroz, fruktozë dhe shurup të misrit me fruktozë. Këta aditivë janë veçanërisht të rrezikshëm. Shumë sheqer i thjeshtë, në krahasim me karbohidratet komplekse si drithërat, është lidhur me një sërë sëmundjesh, duke përfshirë obezitetin, diabetin dhe një rrezik në rritje të kancerit. Çdo vit publikohet një studim i ri për produkte të caktuara që janë potencialisht të lidhura me kancerin ose ndonjë sëmundje tjetër”, tha ai.
Aditivët dhe çështjet e paketimit
Naheed Ali, një mjek në Miami, paralajmëron se përveç aditivëve ushqimorë, paketimi mund të jetë pjesë e problemit, transmeton KP.
“Shumë ushqime të përpunuara dhe të paketuara përmbajnë kimikate dhe ngjyra të rrezikshme”, thotë Ali, duke shtuar se mbështjellësit e ëmbëlsirave, shishet e pijeve dhe madje edhe ravioli të konservuar mund të përmbajnë bisfenol A (BPA), një toksinë e rrezikshme plastike që mund të shkaktojë probleme të trurit dhe organeve riprodhuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore