LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në rajonin e Pejës, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Zjarret në rajonin e Pejës, Policia apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm
ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot rreth zjarreve në rajonin e Pejës ditëve të fundit, ndërsa ka apeluar tek qytetarët tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre.

Policia në një njoftim për media thekson se ditëve të fundit është raportuar për zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё, pastaj në Drenoc të Klinёs, Tomoc të Istogut.


Lexoni të plotë njoftimin:

Më datën 06.08.2022, Policia ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё.

Njёsitet policore kanё shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve, ku si pasojё e erёrave dhe sipërfaqes sё madhe prej dhjetё hektarёve, zjarri ka depёrtuar edhe nё zonёn e fshatit Drenoc- Klinё dhe ёshtё dashur punё shumё e madhe e njësitit tё zjarrfikësve, pёr ta fikur zjarrin me datёn 08.08.2022.

Më datёn 09.08.2022, nё fshatin Tomoc-Istog, jemi njoftuar pёr njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.

Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

Ne nё vazhdimsi kemi apeluar tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori