LAJMI I FUNDIT:

Djali i David Beckhamit, Brooklyn dështon të rehatohet në veturën luksoze të babait të tij

Djali i David Beckhamit, Brooklyn dështon të rehatohet në veturën luksoze të babait të tij

Broklyn Beckham dështoi të rehatohej në super veturën luksoze të të atit, David Bekcham.

23-vjeçari po ngiste McLaren 765LT në vlerë 280,000 funte (330,000 euro) në Los Angeles, por i mungonte koordinimi i babait të tij, ish-yllit të futbollist të Anglisë, 47-vjeç, ndërsa merrej me një telefon dhe pinte një pije freskuese.

Vetura në fjalë është edicion i limituar, një nga vetëm 765 të prodhuara në botë, shkruan The Sun.


Foto: Backgrid

Brooklyn, i cili jeton në ShBA me gruan e tij aktoren Nicola Peltz, 27 vjeçe, iu desh të zvarritej për të dalë jashtë nga vetura.

Brooklyn dhe Nicole u martuan në prill në një ceremoni luksoze prej tre milionë funtesh para familjes dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Foto: Backgrid

Ndërkohë, Nicole së fundmi ndau me ndjekësit një postim emocionues për njerëzit që “ju bëjnë të ndiheni keq” mes thashethemeve që qarkullojnë për një grindje të mundshme me vjehrrën e saj, Victoria Beckham.

27-vjeçarja hyri në Instagram për të treguar se si ndihej kohët e fundit.

Kjo vjen pasi u theksua se Nicola dhe vjehrra e saj Victoria, 48 vjeçe, kanë ‘injoruar njëra-tjetrën’ në rrjetet sociale që kur ajo u martua me djalin e saj Brooklyn, 23 vjeç, në prill.

Ditën e djeshme aktorja Nicola publikoi një fotografi të saj, ku rrëfeu se mamaja dhe babai i saj i kishin thënë “të mos i lejojë njerëzit ta rrëzojnë”.

Foto: Backgrid

Nicola tha: “Ndonjëherë e kam të vështirë të tregoj pjesët e trishtuara të mia”.

“Rritja me shtatë vëllezër e motra dhe dy prindër shumë të fortë, më bëri shumë të fortë, ata më rrahën me çekiç për të mos lejuar që njerëzit të më rrëzonin apo të më lëndonin zemrën”, shkroi ajo.

“Më bëri të vendos një mur të tillë për të mbrojtur veten veçanërisht në këtë industri. Të gjithë kemi ditë ku njerëzit të bëjnë të ndihesh keq dhe është në rregull të lëndohesh nga kjo”, shkroi tutje nusja e familjes Bekcham.

“Thjesht mendova të shkruaja diçka sepse nuk e tregoj kurrë këtë anë timen këtu”, theksoi Nicola.

“Doja të tregoja këtë anë timen. Ju dua shumë të gjithëve dhe e vlerësoj vërtet mbështetjen tuaj. Do të thotë kaq shumë kur jeni të sjellshëm në faqen time, dua që ju të dini se ju shoh, ju dëgjoj dhe do të thotë shumë për mua”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Magazina
Kalo në kategori