Banka Qendrore Evropiane po përdor programin e saj të blerjes së bonove, i cili filloi që në periudhën e pandemisë COVID-19, për të mbrojtur vendet e Eurozonës me borxhe të larta nga efektet e vendimit të saj për të reduktuar programet stimuluese, si rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar inflacionin.
Në muajin mars, BQE përfundoi me blerjet neto në vazhdën e programit të saj të blerjeve emergjente për periudhën e pandemisë, por tashmë po fokuson riinvestimet e obligacioneve të maturuara drejt vendeve anëtare të bllokut me një sistem financiar më të dobët.
Ndërmjet muajve qershor dhe korrik, BQE injektoi 17 miliardë euro në tregjet italiane, spanjolle dhe greke, duke lejuar që portofoli i saj për borxhin gjerman, holandez dhe francez të bjerë me 18 miliardë euro, sipas llogaritjeve të Financial Times bazuar në të dhënat e bankës qendrore.
“Devijimi tani është shumë i madh. Duket se BQE ka qenë shumë aktive duke riinvestuar në vendet periferike pothuajse të gjitha të ardhurat nga vendet kryesore të bllokut”, tha Frederik Ducrozet, kreu i studimeve makroekonomike në Pictet Wealth Management.
Riinvestimet nxjerrin në pah synimin e BQE-së për të ruajtur një kufi për sa i përket kostove të huamarrjes për vende të tilla si Italia dhe për të parandaluar një krizë të borxhit në Eurozonë, në një kohë kur banka qendrore po tërhiqet nga politikat monetare lehtësuese që e kanë mbështetur bllokun që nga kriza e borxhit një dekadë më parë.
Këto përpjekje vijnë pasi BQE-ja muajin e kaluar rriti normat e interesit për herë të parë që nga viti 2011, pasi mori vendimin për të përfunduar programin PEPP dhe një skemë më afatgjatë të blerjes së obligacioneve, të quajtur si “programi i blerjes së aseteve”.
Politikëbërësit e BQE-së dhe investitorët janë të shqetësuar se shtrëngimi i politikave monetare do të zgjerojë hendekun midis ekonomive më të forta dhe më të dobëta të rajonit, i quajtur ndryshe si rreziku i fragmentimit. Kjo bëri që diferencat midis yield-eve të obligacioneve 10-vjeçare italiane dhe atyre standarde gjermane të rriteshin akoma më shumë, duke arritur deri në 2.4 pikë përqindjeje në qershor, një nivel që për herë të fundit u arrit gjatë trazirave të tregut në ditët e para të pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City