LAJMI I FUNDIT:

Arteta përdori një postim në Twitter nga një lojtar kundërshtar për të motivuar lojtarët e Arsenalit, ata e fituan ndeshjen

Arteta përdori një postim në Twitter nga një lojtar kundërshtar për të motivuar lojtarët e Arsenalit, ata e fituan ndeshjen

Mikel Arteta përdori një postim të vjetër nga lojtari Ivan Toney për të motivuar Arsenalin përpara ndeshjes së tyre në shtëpi kundër Brentford sezonin e kaluar.

Episodi i fundit i “All or nothing”: Arsenali tregon Artetën duke vendosur postimin e mediave sociale në tabelën e taktikave në zhveshtore për të frymëzuar lojtarët e tij.


Ai erdhi pasi Brentford mundi Arsenalin 2-0 në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar 2021/22 në Ligën Premier.

Toney, i cili nuk shënoi në lojë, u shfaq duke u tallur me Topçinjtë në rrjetet sociale, pasi shënoi në Twitter: “Gjuajtje e bukur me djemtë”.

Epo, postimi i sulmuesit në rrjetet sociale nuk i pëlqeu Artetës, i cili e mbajti atë deri në ndeshjen kthyese.

Spanjolli përdori atë postim për të ndezur skuadrën e tij dhe pati efektin e dëshiruar, me skuadrën e Artetës që mposhti 2-1 Brentfordin.

“Para se të shkoj, sepse është ende në stomak dhe kam arritur ta mbaj për katër muaj, pesë muaj, gjashtë muaj”, fillon Arteta fjalimin e tij në dokumentar.

“Ky është Toney pas ndeshjes kur ne luajtëm në Brentford. E dini çfarë bëri ai? E dini postimin e tij në Twitter? Një goditje e bukur me djemtë këtë pasdite”.

“Kështu që sot ata luajnë në shtëpinë tonë, djelmosha ka vetëm një skuadër në atë fushë – dhe jemi ne! Vetëm një ekip, është sikur ata të mos luajnë futboll”.

“Ne e marrim atë top, marrim lojën, shkojmë për të dhe le ta fitojmë këtë lojë!”, përfundoi spanjolli.

Alexandre Lacazette madje u tall me Toney, duke postuar në Twitter të njëjtin mesazh të homologut të tij pas fitores së Arsenalit në Emirates.

Episodet 4-6 të “All or nothing” do të jenë të disponueshme për transmetim të enjten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Premier League
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Bundesliga
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Premier League
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Ligat tjera
Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër

Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër

Ligue 1
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori