LAJMI I FUNDIT:

Kanye West e shpall të vdekur Pete Davidsonin pas ndarjes me Kim Kardashian

Kanye West e shpall të vdekur Pete Davidsonin pas ndarjes me Kim Kardashian
(Fotomontazh/Twitter/Instagram)

Kanye West, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, e ka komentuar prishjen e marrëdhënies së bukuroshes me Pete Davidson dhe ka bërë një koment interesant në rrjetet sociale.

Përkatësisht, në Instagramin e tij, ku fshiu të gjitha postimet e tjera, West ndau një ballinë të rreme të gazetës The New York Times, ku shkruhet “Skete Davidson Dead at 28” (“Skete Davidson vdes në moshën 28 vjeçare”).

Sipas Urban Dictionary, “Skete” do të thotë “mashkull i bardhë, i zbehtë dhe i dobët, i cili është në lidhje me ish-in tënd”.


(Foto: Instagram/kanyewest)

Menjëherë nën titull shkruan: “Kid Cudi do të këndonte në funeral, por ka frikë nga hedhja e shisheve”, një referencë e dukshme për performancën e fundit të reperit që u ndërpre pasi ai u qëllua me shishe në skenë.

Twitter mbushet me komente satirike pas ndarjes së Kim Kardashianit nga Pete Davidson
Lexo po ashtu Twitter mbushet me komente satirike pas ndarjes së Kim Kardashianit nga Pete Davidson

Nuk kanë munguar reagimet e ndjekësve të West, të cilët nuk është hera e parë që janë dëshmitarë të përbuzjes së hapur për të dashurin e fundit të ish-bashkëshortes së 45-vjeçarit.

Në mars të këtij viti, Kanye, i cili tani dëshiron të quhet ‘Ye’, publikoi një video muzikore në të cilën e varros të gjallë Davidsonin.

Ndryshe, Kim Kardashian dhe Pete Davidson vendosën të ndahen pas nëntë muajsh lidhjeje, duke përmendur si arsye se aktualisht janë në “nivele të ndryshme”. /Telegrafi/

Diferenca e madhe në moshë - arsyeja e ndarjes së Kim Kardashian nga Pete Davidson
Lexo po ashtu Diferenca e madhe në moshë - arsyeja e ndarjes së Kim Kardashian nga Pete Davidson

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Kalo në kategori