Profesoresha Claire Corkhill, eksperte në degradimin e materialit bërthamor nga Universiteti i Sheffield në Britani, ka komentuar situatën e centralit bërthamor në Ukrainë – përkatësisht në Zaporizhzhia, që aktualisht është nën kontrollin e forcave ruse.
Kujtojmë që ditëve të fundit Rusia dhe Ukraina, kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatimet përreth zonës së termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, transmeton Telegrafi.
“Rreziku i madh në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia është i madh nëse një raketë e godet depon e materialit bërthamor, gjë që do të çonte drejt rrjedhjes së materialit radioaktiv”, ka paralajmëruar profesoresha Corkhill gjatë një interviste dhënë për BBC.
Ajo theksoi se pasojat nuk do të ishin aq të mëdha dhe të rënda sa zhdukja e lëngut për ftohjen e reaktorit, por sipas saj, gjithsesi do të ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme”.
“Gjithçka çfarë nevojitet është që një raketë ta bie në vendin e gabuar dhe të krijohet një situatë shumë serioze”, shtoi Corkhill.
Forcat ruse patën marrë nën kontroll centralin bërthamor pak pas fillimisht të pushtimit rus në Ukrainë, duke i detyruar punonjësit ukrainas të vazhdojnë punën atje nën presion.
E prej asaj kohe është rritur frika se presioni mund të ndikojë negativisht në efikasitetin e punës së punonjësve, dhe mënyrën se si mund ta kryejnë punën në këtë central bërthamor.
“Nuk është një ambient pune në të cilin do të dëshironit të punonit nën stres të madh”, shtoi Claire Corkhill.
Në anën tjetër, Ukraina ka akuzuar Rusinë gjatë vikendit të kaluar se ka granatuar përreth centralit bërthamor – duke plagosur një punonjës dhe një reaktor është dashur të fiket për arsye të sigurisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Aviokompania amerikane vazhdimisht regjistron gabimisht 101-vjeçaren si fëmijë
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur