LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit thonë se Rusia po kërcënon se do ta hedhë në erë centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Ukrainasit thonë se Rusia po kërcënon se do ta hedhë në erë centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, pretendon se Rusia haptazi “po shantazhon gjithë botën” duke kërcënuar se do ta hedhë në erë termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse kanë vendosur eksplozivë në njësitë e energjisë në këtë central bërthamor, transmeton Telegrafi.

Kjo agjenci ka cituar gjeneralin Valery Vasilev, kreun e forcave mbrojtëse ruse në fushën bërthamore, kimike dhe biologjike – që tha se atje “ose do të jetë tokë ruse ose do të digjet e tëra duke u shndërruar në shkretëtirë”.


E besuara e Putinit që mburrej se po kënaqet duke vrarë ukrainas, vritet gjatë një aksioni ushtarak – vetura e saj u hodh në erë
Lexo po ashtu E besuara e Putinit që mburrej se po kënaqet duke vrarë ukrainas, vritet gjatë një aksioni ushtarak – vetura e saj u hodh në erë

“Siç e dini, kemi minuar të gjitha objektet e rëndësishme të termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia. Këtë për asnjë moment nuk e kemi fshehur nga armiku, i kemi paralajmëruar. Armiku e di se termocentrali do të jetë i rusëve apo i askujt tjetër. Jemi të gatshëm për të gjitha pasojat për shkak të këtij veprimi. Edhe ju, luftëtarë – duhet ta kuptoni se nuk ka rrugë tjetër. Nëse vjen urdhri, duhet ta kryejmë me nderë”, shtoi Vasilev.

Siç raporton Sky News, forcat ruse kanë marrë nën kontroll termocentralin bërthamor në juglindje të Ukrainës, që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, por me të akoma operojnë teknikë ukrainas.

Ushtria ukrainase kryen sulme me dron, hedh në erë depot e municionit të rusëve në Kharkiv
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase kryen sulme me dron, hedh në erë depot e municionit të rusëve në Kharkiv

Sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje inspektorëve ndërkombëtarë që t’ju lejohet të kenë qasje në këtë central në Zaporizhzhia.

“Çdo sulm mbi centralin bërthamor është vetëvrasje”, tha Guterres gjatë një konference për media në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori