Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të mbajtur të premten (5 gusht) në Zyrën e Presidentes në Prishtinë.
Këngëtarja, 26 vjeçe, ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në shtetin ballkanik, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ylli i muzikës pop tha se ishte një ‘nder dhe privilegj’ të përfaqësonte vendin e saj dhe premtoi se do të përdorte platformën e saj për të ‘bërë ndryshim’ për kombin e pavarur.
Dua u shpërngul në Prishtinë me familjen e saj pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare për të ndjekur një karrierë në muzikë.
Ajo u shfaq në rrjetet sociale të dielën për të ndarë foto nga ceremonia teksa u nderua nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu para prindërve të saj krenarë, Anesa dhe Dukagjin.
Dua krahas imazheve shtoi:”‘Dje pasdite më është dhënë titulli Ambasador Nderi i Kosovës nga presidentja jonë”.
“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne po lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim”.
“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha. Faleminderit Kosovë”, vazhdoi më tej ajo.
Krijuesja e hitit “Levitating” është falënderuar nga presidentja për kontributin që ka bërë për vendin gjatë kësaj kohe.
View this post on Instagram
Presidentja ndau gjithashtu një foto të ëmbël të vajzave të saj binjake, Dua dhe Anda, duke u takuar me këngëtaren, ndërsa e lavdëroi atë për të qenë “një frymëzim dhe model për vajzat në të gjithë botën”.
“Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”, shkroi presidentja në anën tjetër.
“Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shakira është përzgjedhur për të këngën zyrtare të kampionatit ‘Copa America 2024’
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar
Getinjo publikon fotografi nga “burgu”: Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar
Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3