LAJMI I FUNDIT:

Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi 1,600 gjoba

Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi 1,600 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sipas një njoftimi thuhet se në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1,600 gjoba për kundërvajtje.

Në njoftim thuhet se nga mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, janë shqiptuar 550 gjoba, ndërsa për tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 37 gjoba.


Tutje bëhet e ditur se katër gjoba janë shqiptuar për drejtuesit të cilët janë kyçur në mënyrë të pa rregullt në rrugën kryesore.

Ndërsa, tre gjoba për ata që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për mos respektim të urdhrit të policit, dy gjoba.

“Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba. Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba. Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba. Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba. Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 2 gjoba. Motoçikleta të konfiskuara , 1”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për drejtuesit të cilët nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit janë shqiptuar gjithsej, 204 gjoba dhe për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, 88 gjoba.

“Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba”, thuhet tutje në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt po ashtu ka bërë të ditur se 23 shoferëve i ka hequr patentë shoferin.

E sa i përket aksidenteve, javën që lamë pas janë shënuar gjithsej 62 aksident, 23 me lëndime dhe 39 me dëme materiale.

Ndryshe, Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /Telegrafi/