LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët dhe palestinezët bien dakord për armëpushim pas sulmeve vdekjeprurëse në Gaza

Izraelitët dhe palestinezët bien dakord për armëpushim pas sulmeve vdekjeprurëse në Gaza

Izraelitët dhe palestinezët kanë rënë dakord të respektojnë një armëpushim në Gaza nga mbrëmja e së dielës, siç është propozuar nga Kajro.

Një burim egjiptian i sigurisë tha të dielën se Izraeli kishte rënë dakord për ofertën e armëpushimit, ndërsa një zyrtar palestinez i njohur me përpjekjet e ndërmjetësimit egjiptian tha se ajo do të hynte në fuqi në orën 20:00 lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por zëdhënësit e Izraelit dhe Xhihadit Islamik, nuk e konfirmuan këtë, duke thënë vetëm se ata ishin në kontakt me Kajron.

“Diskutimet janë duke u zhvilluar në nivelet më të larta drejt qetësisë. Rezistenca nuk do të ndalet nëse agresioni dhe krimet e okupimit (Izraelit) nuk ndalen”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP të dielën një burim i Xhihadit Islamik.

Ndërkohë, më parë ushtria izraelite tha se sulmet e saj në Gaza mund të zgjasin për një javë.

Të paktën 31 palestinezë u raportuan të vdekur të dielën, mes tyre gjashtë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sulmet e fundit izraelite që nga e premtja la gjithashtu të paktën 265 persona të plagosur, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza, ku disa ndërtesa u shndërruan në rrënoja.

Ndërkohë, Koordinatori Humanitar i Kombeve të Bashkuara në territoret e pushtuara palestineze, Lynn Hastings, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit dhe dhunës në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori