LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski dështoi në çdo iniciativë, tani ngushëllohet vetëm me anketa të rrejshme

LSDM: Mickoski dështoi në çdo iniciativë, tani ngushëllohet vetëm me anketa të rrejshme

“Mickoski po urdhëron anketa fituese, të rrejshme, për të mbajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë, pasi çdo përpjekje për ta bllokuar dhe destabilizuar vendin, dështoi”, reagon LSDM.

Reagimi nga partia në pushtet vjen pasi sot disa media publikuan një anketë për rritje të besueshmërisë së qytetaëve ndaj politikës së partisë opozitare, OBRM-PDUKM.


“Hristijan Mickoski përjetoi një debakli me gënjeshtrat dhe shkatërrimet e tij, me përpjekjet e tij për të destabilizuar vendin me skenarë të përgjakshëm dhe për ta ndalur atë në rrugën evropiane. Sot ai është i izoluar dhe i vetmuar, përveç të majtës proruse të Dimitar Apasiev, të gjithë të tjerët, madje edhe partnerët e koalicionit ia kanë kthyer shpinën Mickoskit. Prandaj sot Mickoski urdhëron sondazhet për të rritur egon e tij dhe për të mbajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë. Sondazhet e rreme, ashtu si referendumi, shërbejnë vetëm për përdorim personal brendapartiak të Mickoskit. Asgjë nuk mund ta fshehë faktin se Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Kujtojmë se lideri i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski ka bërë publik dhe idenë për mbajtjen e referendumit lidhur me kushtet që Maqedonia i pranoi nga prpozimi francez, por nga partia opozitare kanë deklaruar se ende nuk e dinë sakt se cila do të jetë pyetja e referendumit.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori