LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Rusia ranë dakord për të rritur bashkëpunimin mes dyja vendeve

Turqia dhe Rusia ranë dakord për të rritur bashkëpunimin mes dyja vendeve

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, ranë dakord për të rritur bashkëpunimin në industrinë e transportit, bujqësisë, financave dhe ndërtimit, thanë në një deklaratë të përbashkët pas një takimi katër orësh.

Turqia ndërmjetësoi një marrëveshje të nënshkruar nga Ukraina, Rusia dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll muajin e kaluar, sipas së cilës eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës rifilluan pas disa muajsh bllokimi, raporton theguardian.


Në deklaratë, Putin dhe Erdogan theksuan nevojën për “zbatimin e plotë të marrëveshjes së Stambollit, duke përfshirë eksportin e papenguar të grurit, plehrave dhe lëndëve të para të Rusisë për prodhimin e tyre”.

Çfarë do të diskutohet mes Putinit dhe Erdoganit?
Lexo po ashtu Çfarë do të diskutohet mes Putinit dhe Erdoganit?

Të dy liderët ranë dakord gjithashtu të kalonin një pjesë të pagesave për gazin rus në rubla, u tha gazetarëve pas bisedimeve zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, shkruan aa.

Të dy gjithashtu “riafirmuan vendosmërinë e tyre për të vepruar në koordinim dhe solidaritet në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste” në Siri.

Ankaraja ka kryer operacione të shumta në veri të Sirisë që nga viti 2016, duke kapur qindra kilometra tokë dhe duke synuar milicinë kurde të YPG-së, pavarësisht kundërshtimit nga Moska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori