LAJMI I FUNDIT:

Rrafshi i pjerrët

Rrafshi i pjerrët

Nga: Bertrand Russell
Përktheu: Aurel Plasari

Mos reshtni kurrë së protestuari; mos reshtni kurrë së mos qeni të një mendjeje, së vëni në dyshim autoritetin, shabllonet, dogmat.

Nuk ka të vërtetë absolute.


Mos reshtni së menduari.

Jini zëra jashtë korit. Jini pesha që e pjerr rrafshin. Jini gjithnjë në mospajtim, sepse edhe të mosqenët dakord është armë.

Jini gjithnjë të informuar dhe jini të hapur ndaj njohjes, sepse edhe dija është armë.

Ndoshta, nuk do ta ndryshoni botën. Por, do të keni ndihmuar për ta pjerrë rrafshin në drejtimin tuaj dhe do ta keni bërë jetën tuaj të denjë për t’u treguar.