LAJMI I FUNDIT:

​Opozita kritikon ministrin Sveçla: Nuk e ka prioritet reformën në administratën publike

​Opozita kritikon ministrin Sveçla: Nuk e ka prioritet reformën në administratën publike
Foto: Arkiv

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) kanë kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla për mungesën e reformave në administratën publike.

Në interpelancën e sotme ndaj ministrit Sveçla në Kuvend, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se mungesa e ligjeve që prekin reformën në administratë publike paraqet dështimin total të Qeverisë Kurti në këtë fushë.

“Po e shohim një ministër që nuk e ka prioritet administratën publike, reformën e saj. Po shihet qartë se është një dështim total i kësaj qeverie hipokrite, por jo në aspektin vetëm të detyrave si ministër, por edhe vet në funkionimin e dy ministrive po vihet në diskutim”, tha ai.


​Sveçla: Jemi në fazën përfundimtare të finalizimit të Projektligjit për zyrtarët publikë
Lexo po ashtu ​Sveçla: Jemi në fazën përfundimtare të finalizimit të Projektligjit për zyrtarët publikë

Kritik u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili tha se ministri Sveçla ka lënë në amulli të plotë shumë institucione.

“Ju jeni kujdesur që në ditën e para që menjëherë të anuloni krejt punën e grupit punues që kishte bërë për ndryshimet e Ligjit për zyrtarët publik, kryesisht ishin të bazuara në zbatimin e aktgjykimit dhe e shpërbëtë atë grup punues duke zbatuar një ekip tjetër për të nisur punën nga zero. Sidoqoftë, ju, jo vetëm që nuk keni arritur të bëni ndryshimet, madje ende se keni proceduar projekt rregulloren për rekrutim dhe pranim në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, të cilën e patën hartuar ekipin punues sa isha unë ministër. Në këtë mënyrë e keni lënë në amulli të plotë këtë sektor”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori