LAJMI I FUNDIT:

Drita iu kthehet stërvitjeve pas garave ndërkombëtare, misioni i klubit janë trofetë

Drita iu kthehet stërvitjeve pas garave ndërkombëtare, misioni i klubit janë trofetë

Drita i është rikthyer përgatitjeve për edicionin e ri në Superligë, pas pjesëmarrjes në garat evropiane në Ligën e Konferencës.

Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit ku drejtori sportiv, Valon Zymberi përgëzoi futbollistët për paraqitjet në arenën ndërkombëtare, duke uruar dhe kërkuar angazhim edhe në edicionin e ri.


Zymberi theksoi se beson në potencialin e gjithsecilit dhe me punën e përbashkët Drita synon gjithmonë realizimin e objektivave të klubit, të cilat janë sukseset kulmore.

Ndërsa, kryetrajneri Ardian Nuhiu vlerësoi lartë futbollistët, duke theksuar se nga viti në vit Drita po dëshmon kualitet dhe profesionalizëm në Evropë.

“Paraqitjet tona po tregojnë se klubi ynë dhe secili nga ju po nga liga jonë mund t’i prekin majat e suksesit. Performanca e FC Drita është dëshmia më e mirë se pavarësisht nga ku vjen me punë dhe angazhim mund t’ia dalim”.

“Këtë rrugë duhet ta ndjekim edhe në edicionin e ri, sepse duke respektuar klubin, ligën tonë, shtëpinë tonë do të jemi edhe më unik dhe konkurrent dinjitoz kudo ku marrim pjesë, duke synuar ngritje të vazhdueshme”, ka theksuar Nuhiu.

Edicioni 2022/2023 i Superligës së Kosovës pritet të fillojë më 13 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori