LAJMI I FUNDIT:

Rama: Është e drejtë e Kosovës që të zbatojë marrëveshjet, Vuçiq të mos ushqejë grupe të caktuara në veri

Rama: Është e drejtë e Kosovës që të zbatojë marrëveshjet, Vuçiq të mos ushqejë grupe të caktuara në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar mbi tensionet që po ndodhin në veri të Kosovës, ku janë bllokuar nga serbët pikat e kalimit kufitar.

Rama gjatë një konferencë të përbashkët e homologun spanjoll Pedro Sanchez tha se përshkallëzimi i situatës është totalisht i paarsyeshëm, pasi Kosova ka të drejtë dhe detyrë që të zbatojë marrëveshjet e të ushtrojë sovranitetin e saj territorial dhe se presidenti i Serbisë nuk duhet të ushqejë grupe të caktuara në veri.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhem me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, për një pavarësi në administrimin e shtetit”, tha Rama.


“Marrëveshjet e dakordësuara janë për t’u plotësuar. Ne e përshëndesim marrëveshjen për shtyrje të marrëveshjes, të cilën e ka mbështetur edhe Borrell. I bëj thirrje presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq] të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje e vlefshme të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri zbatimit të marrëveshjeve”, ka shtuar ai. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori