LAJMI I FUNDIT:

Asgjësimi i bombës në “stilin ukrainas” – duke hedhur një gomë mbi të!

Asgjësimi i bombës në “stilin ukrainas” – duke hedhur një gomë mbi të!

Ky është momenti i rrezikshëm kur një ushtar ukrainas gjen një mënyrë për të shpërthyer një minë tokësore ruse: duke hedhur një gomë makine mbi të.

Një video e postuar në kanalin Telegram Face of War tregon se ushtari hedh gomën drejt bombës nga vetëm disa metra larg, përcjell Telegrafi.

Pasi shpërtheu me sukses bombën – e cila e bën gomën të fluturojë lart në ajër – ai shihet duke u larguar në anën e tij.


Siç bëhet e ditur më tej, një pjesë metalike e kishte shpuar ushtarin me uniformë por pa e lënduar.

Sipas Human Rights Watch, mijëra mina tokësore ruse janë vendosur në Kiev, Kharkiv dhe rajonet lindore Donetsk dhe Sumy.

Ukraina është pjesë e Traktatit të Ndalimit të Minave të vitit 1997 – megjithëse Rusia nuk është nënshkruese.

Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1997, ka dënuar përdorimin e tyre në Ukrainë.

Një diplomat rus i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2020 se Moska “ndan qëllimet e traktatit dhe mbështet një botë pa mina”, por i sheh ato si “një mënyrë efektive për të garantuar sigurinë e kufijve të Rusisë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
YouTuberi ndan historinë e tij të humbjes dramatike në peshë

YouTuberi ndan historinë e tij të humbjes dramatike në peshë

Interesante
Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni dollarë - kësi ofertë vështirë se keni dëgjuar

Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni dollarë - kësi ofertë vështirë se keni dëgjuar

Fun
Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Interesante

"Kujdesem për to sikur të jenë të vërteta", amerikanja habit me historinë e saj për kukullat

Interesante
Një fqinj i moshuar erdhi për t'i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse

Një fqinj i moshuar erdhi për t'i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse

Fun

"Gjysmë shtëpie për gjysmë milioni", oferta interesante ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori