LAJMI I FUNDIT:

AAK: Qeveria të veproj, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme

AAK: Qeveria të veproj, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka vizituar sot mjekët kujdestarë në Klinikën Infektive në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë në raport me Ligjin e Pagave si zgjidhje e vetme.

“Heronjtë e vërtetë ngelen vetëm heronj në fjalë, Qeveria të veprojë pasi Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme. Me infermierët kujdestarë në Kliniken Infektive në QKUK. Çdo repart ka vetëm një infermier kujdestar përgjegjës për vizitë, marrje dhe shpërndarje të analizave, konsultime, shpërndarje të terapisë dhe menaxhim 12 orë të repartit, vërtet të mbingarkuar”, ka shkruar Dreshaj.


Ai ka thënë se kërkesa e vetme e punëtorëve shëndetësor është paga e dinjitetshme.

“Ndonëse me rroga simbolike, pa stimulim, të mbingarkuar me punë, këta heronj të ditëve të sotme, menaxhojnë pandemine Covid 19 dhe shpëtojnë jetë. Kanë vetëm një kërkesë; rrogë të dinjitetshme. Qeveri vepro. Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme dhe e duhura”, ka përfunduar Dreshaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori