Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) thotë se ka analizuar dhe konsultuar me kujdes Opinionin e Venecias për Konceptdokumentin e Ministrisë së Drejtësisë për vetting në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.
Në komunikatën e lëshuar për media KPK thotë se e konsideron se vlerësimet dhe propozimet e Komisionit të Venecias janë vërtet të rëndësishme dhe ofrojnë një platformë orientuese për fuqizimin e mëtutjeshëm të sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës përmes mekanizmave të brendshme të gjyqësorit.
“Opinioni i Venecias në mënyrë sistematike dhe duke tërhequr vëmendje në instrumentet ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe duke shmangur praktikat e vendeve të tjera, në vlerësimet e dhëna në këtë Opinion, spikatë pavarësinë e sistemit prokurorial të garantuar dhe mbrojtur qartësisht me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rekomandimet e Komisionit, në mënyrë të përsëritur gjatë tërë Opinionit, bëjnë thirrje për qasje vërtet të kujdesshme sa i përket çdo iniciative, propozimi apo reforme të pamenduar dhe analizuar mire”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke iu referuar përgjigjes së dërguar Komisionit të Venecias për Konceptdokumentin e Ministrisë së Drejtësisë për Vetting dhe në frymë të njëjtë me qëndrim e shprehur nga Komisioni i Venecias në Opinion e saj, vlerëson se ndërmarrja e masave dhe veprimeve të çakorduara do t’i bëjë dëm vështirë të sanueshëm tërë sistemit prokurorial dhe, rrjedhimisht, do të shkaktojë zvarritje të procedurave, të cilat pashmangshëm do t’ia pamundësojnë qytetarëve të vendit një qasje efektive në drejtësi”.
“Në vend të një iniciative që rrezikon mbarëvarshmërinë e punës së sistemit prokurorial dhe zhvlerëson tërë punën dhe investimin e bërë në forcimin e sistemit prokurorial, Këshilli Prokurorial i Kosovës fton Ministrinë e Drejtësisë për intensifikim të dinamikës së punës së përbashkët për avancimin e reformave të nisura, dhe bashkë me këtë, të konceptohen nisma të reja me një qëllim të përbashkët – konsolidimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të vendit”.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, riafirmon qëndrimin dhe qasjen, e cila me këtë Opinion të Komisionit të Venecias veçse është përforcuar, se adresimi i sfidave në sistemin prokurorial dhe përmirësimi i vazhdueshëm i performancës, duhet të bëhet me anë të nismave ligjore dhe politikave zhvillimore të koordinuara mirë për t’i fuqizuar edhe më tej mekanizmat e brendshme të verifikimit, llogaridhënies, performancës dhe transparencës. Nismat e panevojshme, të pakoordinuara, me një racionalizim jo të mirëfilltë, të cilat mëtojnë ndërhyrje invazive në punën dhe pavarësinë e sistemit prokurorial nuk do të mbështeten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”, thuhet më tej në komuniaktën e KPK.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, pavarësisht një pune dhe dinamike intensive të ndërmarrë në përmirësimin e përgjithshëm të performancës së sistemit prokurorial, mbetet i përkushtuar të avancojë reformat tashmë të nisura në përmirësimin e procedurave rekrutuese për prokurorë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe personel mbështetës, rritjen e efikasitetit në menaxhimin dhe administrimin e prokurorive, zgjerimin e përdorimit të sistemeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit në procedura dhe intensifikim të digjitalizimit të sistemit prokurorial, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në punë, si dhe përforcimin e sistemit të disiplinës”.
Në komunikatë gjithashtu thuhet se “Këshilli Prokurorial i Kosovës, do vazhdojë të jetë proaktiv, në rrethana të caktuara do të marr rrol udhëheqës, në intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për zbatimin sa më të suksesshëm të strategjive kombëtare, si ajo për sundim të ligjit, apo marrëveshjeve, strategjive dhe zotimeve tjera të marra për të përafruar sistemin ligjor të vendit me standardet e Bashkimit Evropian”.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk mbështet dhe nuk do të marrë pjesë në grupet punuese për cilëndo iniciativë për ndryshime Kushtetuese që ka për qëllim themelimin e mekanizmave jashtë sistemit prokurorial për verifikim dhe kontrolle të integritetit, pasi që kjo mund të sigurohet brenda një kohe të arsyeshme me anë të mekanizmave të brendshme të KPK-së, të cilët duhet të jenë përhershëm”.
Më tej thuhet se “KPK-ja mbetet e përkushtuar dhe bashkëpunuese që ta japë kontributin e vet në iniciativat ligjore që ka për qëllim forcimin e mëtejmë të mekanizmave të brendshme të verifikimit, performancës, integritetit dhe disiplinës të sistemit prokurorial. Po ashtu, KPK-ja dëshiron të theksojë se për çdo iniciativë ligjore në funksion të fuqizimit të mekanizmave të brendshme, KPK-ja duhet të ketë rol udhëheqës që nga faza e konceptimit, zhvillimit deri në atë të finalizimit të këtyre nismave ligjore”.
“KPK, ashtu siç është theksuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, konsideron se mund të ndërmerren masa, veprime dhe reforma të cilat në mënyrë komulative do ta arrijnë qëllimin për një sistem prokurorial më efektiv, llogaridhënës dhe transparent pa e cenuar pavarësinë e institucionit. KPK-ja, dëshiron ta vë theksin në Opinionin e Komisionit të Venecias që potencon rrezikun e cenimit të pavarësisë së gjyqësorit, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare, në rast të ndryshimeve Kushtetuese për administrim të procesit të Vettingut në sistemin gjyqësor”.
“Këshilli Prokurorial do të vazhdojë reformën shumëdimensionale, e cila tashmë është reflektuar dhe ka dhënë rezultate të forta në procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj, vlerësimin e performancës së prokurorëve në sistem, avancimin e tyre në instanca më të larta prokuroriale dhe zbatimin e masave disiplinore për të përforcuar llogaridhënien”.
Në fund të komunikatës, Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se “propozimet dhe rekomandimet e nxjerra nga Opinioni i Venecias, do t’i fuzionojë në reformat e nisura si draft-dokumentin e Strategjisë së KPK-së, draft-dokumentin e digjitalizimit të prokurorive, si dhe kornizën rregullative, po ashtu në konceptimin e nismave të reja. Me qëllim të koordinimit më efektiv të këtyre nismave brenda institucionit, KPK-ja do të themelojë komisione ad-hoc dhe grupe punuese të cilat në punën e tyre presim mbështetjen e vazhdueshme me ekspertizë nga partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova