LAJMI I FUNDIT:

New Yorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të lisë së majmunëve

New Yorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të lisë së majmunëve

Guvernatorja e New Yorkut, Katie Hochul, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin amerikan në mes të një shpërthimi të lisë së majmunëve.

“Unë po shpall një emergjencë kombëtare fatkeqësie për të forcuar përpjekjet tona të vazhdueshme për të luftuar përhapjen e lisë së majmunëve”, shkroi Hochul në Twitter.


Ajo tha gjithashtu se masa do t’i lejojë autoritetet të përgjigjen më shpejt dhe t’i hapë rrugën stafit mjekësor që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ndihmuar që më shumë njujorkezë të vaksinohen.

Një në katër raste të lisë së majmunëve në SHBA është në New York. Deri më 29 korrik, qyteti kishte raportuar 1,383 raste të lisë së majmunëve.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të siguruar më shumë vaksina, për të zgjeruar kapacitetin e testimit dhe për të edukuar njujorkezët se si të qëndrojnë të sigurt”, tha Hochul.

Konfirmohet viktima e parë në Evropë nga lija e majmunit
Lexo po ashtu Konfirmohet viktima e parë në Evropë nga lija e majmunit

Më herët të premten, Brazili dhe Spanja konfirmuan vdekjet e para nga lija e majmunëve jashtë Afrikës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë globale shëndetësore javën e kaluar për shkak të epidemisë së vazhdueshme të lisë së majmunëve. /Telegrafi/